BESIMI
NĖ PĖRCAKTIMIN E ALL-LLAHUT XH.SH.
Besimi
nė pėrcaktimin e All-llahut XH.SH. ėshtė njė
nga bazat e akidesė dhe baza e gjashtė e imanit.
Andaj kush e mohon kaderin (pėrcaktimin e All-llahut
XH.SH.), ai ka dalur nga feja e All-llahut XH.SH..
Qė
nė fillim e kemi cituar Hadithin e Ibni Umerit r.
a, prej tė cilit transmetohet se, Resulull-llahu e,
kur e pat vizituar Xhibrili dhe e pat pyetur pėr
imanin, ka thėnė: "Tė besosh All-llahun,
engjėjt e Tij, Librat e Tij, Pejgamberėt e Tij,
botėn e ardhshme dhe se ēdo gjė qė ndodh (e mirė
a e keqe), ndodh sipas pėrcaktimit tė All-llahut."
Definicioni
i kadaasė dhe i kaderit
Dijetarėt
islamė kanė qėndrime divergjente pėrkitazi me
definicionin e kadaasė dhe kaderit. Disa kėto i
konsiderojnė si sinonime pėr njė gjė tė njėjtė,
kurse disa tė tjerė kaderin e definojnė ndryshe
nga kadaaja, duke thėnė: "Kaderi ėshtė
dituria e All-llahut XH.SH. mbi atė se ēka do tė
bėjnė krijesat e Tij nė tė ardhmen.218 Ndėrsa
kadaa ėshtė krijimi i krijesave nga ana e All-llahut
XH.SH. nė pajtueshmėri me diturinė dhe me
vullnetin Tij."
Disa
tė tjerė e thonė tė kundėrtėn, e definicionin
e kadaasė ia pėrshkruajnė kaderit, kurse
definicionin e kaderit kadaasė, gjė qė ėshtė e
mundur.219
E,
disa i definojnė me definicion tė njėjtė duke thėnė:
"Kadaaja dhe kaderi janė pikėrisht ky sistem
preciz tė cilin All-llahu XH.SH. e ka vendosur nė
kėtė botė, Ligjet dhe ligjshmėritė e pėrgjithshme
(natyrore) me tė cilat i ka ndėrlidhė shkaqet dhe
pasojat."220 Kėtė domethėnie e pėrmend edhe
Kurani, kur flet pėr Kaderin, siē qėndron nė
kėtė ajet:
"...
Dhe, ēdo gjė tek Ai ėshtė me masė." (Er-Rad:
8)
"Nuk
ekziston asnjė send, e qė tė mos gjendet ajo nė
thesarin Tonė, e nga ajo Ne japim vetėm aq sa ėshtė
e nevojshme." (El-Hixhėr: 21)
"Ne,
ēdo send e kemi krijuar me masė tė caktuar."
(El-Kamer: 49)
Sa
bukur ėshtė pėrgjigjur imam Ahmedi, kur ėshtė
pyetur pėr kaderin: "Kaderi ėshtė
kudretur-Rahman (fuqia e Mėshirėplotit)."
Ibni Kajjimi, nė kasidėn e vet, thotė:
E
vėrteta mbi kaderin, i cili shumė veta i ka hutuar,
ėshtė se ai ėshtė kudretur-Rahman.
Ibni
Akili e ka lavdėrua kėtė, kur ka dėgjua se
Ahmedi - All-llahu qoftė i kėnaqur me tė - e ka
thėnė kėtė. Definicioni i Ahmedit ėshtė, nė tė
vėrtet, i tėrėsishėm dhe i mjaftueshėm, sepse
kaderi do tė thotė ajo qė All-llahu XH.SH.
konfirmon me fjalėt:
"Thuaj
(o Muhammed!): "Pėr tė gjitha vendos vetėm
All-llahu!." (Ali Imran: 154)
"Dhe
ēdo gjė kthehet tek Ai." (Hud: 123)
"...
Nė duart e tė Cilit ėshtė pushteti mbi ēdo gjė!."
(Ja Sin: 83)
"...
Ska ndėrmjetės tek Ai, pėrpos me lejen e Tij."
(Junus: 3)
Janė
tė shumtė ajetet qė flasin se nė Gjithėsi nuk
mund tė ndodhė asgjė pa lejen dhe vullnetin e
All-llahut XH.SH..
Tema
e kaderit bazohet nė tė besuarit e cilėsive tė pėrsosura
tė All-llahut XH.SH. dhe nė emrat e Tij tė bukur,
siē janė dituria, fuqia dhe vullneti. All-llahu
XH.SH. thotė:
"...
Ai di ēdo gjė." (El-Bekare: 29)
"Ai
ėshtė mė i dijshmi pėr ēdo gjė." (El-Hadid:
2)
"Ai
punon ēka dėshiron Vet." (El-Buruxh: 16)
Tahaviu
thotė: "Ēdo gjė zhvillohet sipas pėrcaktimit
dhe dėshirės sė Tij. Dėshira e Tij realizohet, e
jo dėshira e njerėzve, pėrpos ēka dėshiron Ai.
Prandaj ajo qė Ai u dėshiron, ajo edhe do tu
ndodhė, e ajo qė Ai nuk u dėshiron, ajo as qė do
tu ndodhė. Askush nuk ėshtė nė gjendje ti
kundėrvihet urdhrit tė Tij, e as ta ndryshojė atė
apo nė ēfarėdo mėnyrė tė ndikojė nė tė dhe
askush nuk mund ta zmbrapsė urdhrin e All-llahu
XH.SH. me urdhrin e dikujt tjetėr."221
Domethėnia
e imanit nė kaderin
Ēdo
myslimanė ėshtė i obliguar tė besojė nė pėrcaktimin
e All-llahut XH.SH. dhe se ēdo gjė qė ndodhė, e
mirė apo e keqe, e kėndshme apo e hidhėt, ndodhė
mė pėrcaktimin e Tij. Me besimin nė kader nėnkuptohet
tė besuarit nė diturinė e amshueshme tė All-llahut
XH.SH., nė vullnetin e All-llahut XH.SH., i cili
realizohet dhe nė plotfuqinė e Tij tė tėrėsishme.
Duke sqaruar kėtė, shejhul-islam Ibni Tejmiu, thotė:
"Besimi nė kader pėrfshinė dy shkallė, e ēdo
shkallė pėrfshinė nga dy gjėra:
Shkalla
e parė:
Tė
besuarit nė atė se All-llahu XH.SH., me diturinė
e Tij tė pafillimtė, me tė cilėn ėshtė i
stolisur pėrherė, e ka ditur se ēka do tė bėjnė
krijesat e Tij. Se i ka ditur tė gjitha punėt e
tyre, veprat e mira dhe mėkatet, nafakėn e tyre
dhe ēastin e vdekjes sė tyre. Pastaj All-llahu
XH.SH. i ka shkruar nė Lehvi Mahvudh pėrcaktimet e
tė gjitha krijesave. Sė pari e ka krijuar pendėn
(lapsin), e i ka thėnė: "Shkruaj!" Penda
pyeti: "ēka tė shkruaj?" "Shkruaj
ēdo gjė qė do tė ndodhė gjer nė Ditėn e
Kiametit!" Prandaj, ēdo gjė qė i ndodh
njeriut, le ta dijė se assesi nuk ka mundur ti
shmanget asaj, e ēdoherė qė iu ėshtė shmangur
diēkaje, le ta dijė se ajo assesi nuk ka mundur
ti ndodh. Pendat janė tharė, ndėrsa librat janė
mbyllur. Pėrkitazi me kėtė, All-llahu XH.SH.,
thotė:
"A
nuk e di ti, se All-llahut - i ėshtė e njohur ēdo
gjė qė gjendet nė qiej e nė Tokė? Tė gjitha kėto
janė (shėnuar) nė Libėr. Me tė vėrtetė, tė
gjitha kėto, pėr All-llahun janė lehtė."
(El-Haxhxh: 70)
"Ska
mjerim (fatkeqėsi) qė e godet Tokėn dhe juve, pėrveē
asaj qė ėshtė shėnuar mė parė nė Libėr (Lehvi
Mahvudh) - kjo pėr All-llahun, me tė vėrtetė, ėshtė
lehtė!" (El-Hadid: 22)
Shkalla
e dytė:
Tė
besuarit nė vullnetin e All-llahut XH.SH., i cili
realizohet nė tėrėsi dhe nė plotfuqinė e
pakufishme tė Tij. Pra, tė besuarit se ēdo gjė
ndodh, ndodh sipas dėshirės sė All-llahut XH.SH.,
e ajo qė nuk dėshiron Ai, as qė mund tė ndodhė.
Se, ēdo lėvizje, sado e vogėl qė tė jetė ajo,
nė qiej apo nė Tokė, apo tė prajturit (tė moslėvizurit),
ndodh sipas vullnetit tė All-llahut XH.SH.. Se nė
mbretėrinė e Tij, nuk mund tė ndodhė asgjė, qė
nuk dėshiron Ai. Se All-llahu XH.SH. ėshtė i
Plotfuqishėm tė bėjė ēdo gjė dhe se nuk
ekziston kurrnjė krijesė as nė qiej, e as nė Tokė,
e qė All-llahu XH.SH. tė mos e ketė krijuar atė,
sepse tjetėr Krijues dhe Sundues nuk ekziston.
Krahas tė gjitha kėtyre, All-llahu XH.SH. i ka
urdhėruar njerėzit qė ti binden Atij dhe
Pejgamberėve tė Tij, dhe ua ka ndaluar mėkatet.
Ai i do mutekijėt (tė devotshmit), mirėbėrėsit
dhe tė drejtėt. Ėshtė i kėnaqur me ata tė cilėt
besojnė dhe bėjnė vepra tė mira. E, nuk i do
jobesimtarėt, e as qė ėshtė i kėnaqur me mėkatarėt.
Nuk urdhėron vepra tė shėmtuara, e as qė u lejon
kufrin robėrve tė Vet, dhe nuk i pėlqen trazirat
(fesad). Dhe, njerėzit bėjnė vepra, por nė
realitet, All-llahu XH.SH. ėshtė Krijues i veprave
tė tyre. Njeriu ėshtė besimtar apo jobesimtar, i
mirė apo i keq, ai falė namazin dhe agjėron dhe
posedon fuqinė e vet me tė cilėn vepron dhe
posedon vullnetin, por All-llahu XH.SH. i ka krijuar
edhe ata, edhe fuqinė e tij, edhe vullnetin e tij.
222
Nga
fjalėt e Ibni Tejmiut - rahimehullahi teala -
konkludohet se kaderi pėrfshinė katėr shkallė:
Shkalla
e parė: Besimi nė diturinė e pafillimtė tė All-llahut
XH.SH., dhe se Ai e ka ditur ēka do tė bėjnė
njerėzit para se tė bėjnė diē;
Shkalla
e dytė: Tė shkruarit e tė gjitha kėtyre nė
Lehvi Mahvudh;
Shkalla
e tretė: Vullneti i All-llahut XH.SH. i cili
realizohet dhe Plotfuqia e tij e pakufishme;
Shkalla
e katėrt: Krijimi i tė gjitha krijesave nga ana e
All-llahut XH.SH. dhe se Ai ėshtė Krijuesi i vetėm,
e ēdo gjė tjetėr ėshtė e krijuar.
Ndarja
e kaderit, tė cilit jemi tė obliguar ti besojmė,
nė kader tė mirė dhe nė kader tė keq, bėhet
vetėm nė raport tė njeriut me krijesa e tjera, e,
pėr sa i pėrket kaderit nė raport me All-llahun
XH.SH., nė tėrėsinė e tij, ai ėshtė vetėm
kader i mirė, sepse e keqja nuk i pėrshkruhet All-llahut
XH.SH..223 Dituria e All-llahut XH.SH., vullneti i
tij, shkruarja, krijimi i tė gjitha krijesave dhe i
tė gjitha ngjarjeve - tė gjitha kėto janė urtėsi,
drejtėsi, mėshirė dhe e mirė, sepse e keqja nuk
bėn pjesė nė kurrnjė cilėsi dhe vepėr tė All-llahut
XH.SH.. Atij nuk mund ti ngjajė kurrnjė mangėsi
apo e keqe dhe Ai ėshtė plotėsisht i pėrkryer
dhe i paarritshėm nė Lartmadhėrinė e Vet.224
Prandaj, nuk ėshtė e lejuar qė vetė e keqja
ti pėrshkruhet All-llahut XH.SH., por ėshtė e
lejuar qė e keqja tė jetė nė strukturėn e tėrėsisė,
e cila i pėrshkruhet All-llahut XH.SH., siē thotė
All-llahu XH.SH.:
"All-llahu
ėshtė Krijues i ēdo gjėje." (Ez-Zumer: 62)
Dhe
ėshtė e lejuar qė e keqja tė lidhet me shkakun e
saj, siē thotė All-llahu XH.SH.:
"Thuaj:
"I mbėshtetem Zotit tė agimit, prej dėmit tė
ēdo krijese, qė Ai e krijoi." (El-Felek: 1-2)
Dhe
ėshtė e lejuar qė e keqja tė pėrmendet pėr pa
e emėruar bėrėsin e saj, siē thotė All-llahu
XH.SH. se xhinnėt kanė thėnė:
"Dhe
ne - nuk dimė, se e keqja u ėshtė kushtuar atyre
qė janė nė Tokė, apo Zoti i tyre don ti udhėzojė
ata nė rrugė tė mirė."(ElXhinn:10)
Nė
realitet, All-llahu XH.SH. nuk ka krijuar tė keqe tė
pastėr, e cila nė vete nuk pėrmbanė aspak tė
mirė, ngase urtėsia e Tij nuk e lejon kėtė. Nuk
ėshtė e mundur qė All-llahu XH.SH. tė dėshirojė
diē, ku ekziston e keqja totale dhe qė nė
krijimtarinė e tij tė mos ketė kurrfarė dobie. Nė
duart e All-llahut XH.SH. janė tė gjitha tė mirat,
kurse e keqja nuk i pėrshkruhet Atij, por e tėrė
ajo qė i pėrshkruhet Atij ėshtė e mira, e keqja
ndodh ngase kjo nuk i pėrshkruhet Atij, sepse sikur
ti ishte pėrshkruar Atij, atėherė kjo nuk do tė
ishte e keqe. E, tė pėrshkruarit All-llahut XH.SH.
e keqja, sipas krijimit dhe lejimit, nuk ėshtė e
keqe. 225
Sėmundja,
bie fjala, pėr njeriun ėshtė mynxyrė momentale,
por hajri, duke shikuar nė ardhmėri dhe nė raport
me All-llahun XH.SH., ėshtė gjithsesi hajr, duke
pasur parasysh se All-llahu XH.SH. i falė mėkatet
dhe i pastron njerėzit me anė tė sėmundjes, tė
cilėn ua jep atyre. Gjithashtu burgosja e besimtarėve
nga ana e armiqve tė All-llahut XH.SH., nė shikim
tė parė, ėshtė e keqe, pėr shkak tė dhembjeve
dhe sprovimeve qė e pėrcjellin atė, por kjo ėshtė
pastrim i nefsit tė njeriut, pastrim i radhėve tė
njerėzve dhe kultivim i shpirtit tė njeriut, duke
ia shtuar kėsaj edhe shpėrblimin e madh, mirėsinė
e pakufishme tek All-llahu XH.SH.. Krijimi i Iblisit,
gjithashtu, nė vete mbanė urtėsi tė dukshme, siē
ėshtė: pendimi i njerėzve pas gabimeve, realizimi
i adhurimit ndaj All-llahut XH.SH. pėrmes luftės
kundėr shejtanit dhe ndihmėsve tė tij, mbėshtetja
nė All-llahun XH.SH. dhe kėrkimi i mbrojtjes tek
Ai.226
Ēdo
e keqe ėshtė relative, sepse e mira ėshtė lidhur
me veprat e All-llahut XH.SH. dhe me lejimin e Tij tė
sė njėjtės, ndėrsa e keqja ėshtė lidhur me atė
qė me tė vėrtetė paraqet tė keqe. Pra, e keqja
i ka dy anė, njėra prej tyre ėshtė e mira, e kjo
ėshtė ana e cila ndėrlidhet me All-llahun XH.SH.,
i Cili e ka krijuar dhe e ka lejuar atė pėr shkak
urtėsisė sė caktuar dhe dobisė sė saj, tė cilėn
vetėm Ai e di dhe i tregon kujt tė dojė prej robėrve
tė Vet.227
Arsyetimi
i jobesimtarėve me kaderin
Jobesimtarėt
do tė dėshironin qė mosbesimin e tyre ta
arsyetojnė nė atė mėnyrė, qė konfirmojnė se,
All-llahu XH.SH. ka dashur qė ata tė jenė
jobesimtarė dhe se Ai e ka pėrcaktuar kėtė,
sepse, sikur tė mos dėshironte Ai kėshtu, ata nuk
do tė mund tė ishin tė kėtillė. All-llahu XH.SH.
e demanton dhe e pėrgėnjeshtron kėtė arsyetim tė
tyre nė kėto ajete:
"Idhujtarėt
do tė thonė: "Sikur tė donte All-llahu, nuk
do Ti bėnim shok Atij, as ne as baballarėt tanė,
dhe nuk do tė punonim asgjė tė ndaluar". Kėshtu
mohonin edhe ata para tyre, derisa e shijuan dėnimin
Tonė. Thuaj: "A keni ju ndonjė argument tė
na paraqitni? Ju mbėshteteni vetėm nė hamendje
dhe jeni vetėm gėnjeshtarė". Thuaj:
"All-llahu ka argument tė qartė dhe po tė
donte Ai, tė gjithėve do tu udhėzonte (me forcė)
nė rrugė tė drejtė!" (El-Enam: 148-149)
Kjo
ėshtė pėrgjigjja e All-llahut XH.SH. pėr atė qė
i arsyeton mėkatet e veta. Pėr mbrojtjen e tij
All-llahu XH.SH. posedon argumentin mė tė fortė.
Pėrgjigjja e All-llahut XH.SH. ėshtė plotėsisht
e qartė, sepse ajo bazohet nė dy gjėra tė ditura
nga tė gjithė dhe tė pranuara nga tė gjithė, nė
tė cilat nuk ka aspak dyshim dhe mbi tė cilat mund
tė polemizojė vetėm ai qė e ka zgjedhur
lajthitjen dhe kėshtu i ka kontribuar shkatėrrimit
tė vet. Kėto dy gjėra janė:
E
para: All-llahu XH.SH. jobesimtarėt e mėhershėm i
ka dėnuar me ndėshkim tė ashpėr. Po qe se ata
nuk do tė ishin tė lirė qė tė zgjidhnin atė qė
kanė bėrė nga mėkatet, nga veprat e kėqija, nga
mohimi dhe shirku, atėherė Ai nuk do ti dėnonte
ata, sepse All-llahu XH.SH. ėshtė i drejtė dhe
askujt nuk i bėnė padrejtėsi. Ai i cili mėkatet
e veta dhe mosbesimin e vet, e arsyeton me kader, ėshtė
njėri prej dy vetave: ose besimtar i All-llahut,
ose mohues. E, nėse ėshtė besimtarė, atėherė
duhet tė besojė nė drejtėsinė e All-llahut
XH.SH. dhe pastėrtinė e qenies sė Tij nga ēdo
padrejtėsi, ngase padrejtėsia ėshtė negativitet
i cili nuk i ka hije Krijuesit, ndėrsa All-llahu
XH.SH. ėshtė larg ēdo tė mete nga ēdo pikėpamje.
Ska dyshim se, tė ndėshkuarit e atij, qė ka
qenė i detyruar tė bėjė diē, ėshtė padrejtėsi
e madhe. Prandaj, arsyetimi i mėkatit me kader, me
gjithė ndėshkimin e mėkatarit, paraqet pėrshkrimin
e padrejtėsisė All-llahut XH.SH., qė gjithsesi ėshtė
nė kundėrshtim me besimin e tij nė Tė. E, nėse
njeriu i cili arsyetohet me kader, ėshtė
jobesimtar, atėherė arsyetimi i tij ėshtė
kontradiktė dhe marrėzi e kulluar.
E
dyta: Ai i cili mosbesimin dhe mėkatimin e vet e
arsyeton me kader, ai pėr All-llahun flet pa
kurrfarė dijenie dhe pa bazė. Si mund tė ndodhė
qė, jobesimtari apo mėkatari, tė arsyetohet me
kader para se ta bėjė mėkatin apo kufrin, duke
qenė se pėrcaktimi i All-llahut, para se tė ndodhė,
ėshtė gajb tė cilin askush nuk e di pėrpos All-llahut
XH.SH.? E dimė se ēdo njeriu, para se tė nisej tė
bėjė ndonjė mėkat apo kufėr, i ėshtė urdhėruar
qė ti bindet All-llahut XH.SH. dhe ti kryejė
urdhrat e Tij. Thėnė ndryshe: si mund tė thotė
njeriu: All-llahu ka caktuar qė unė tė vjedhi,
prandaj unė vajta ta kryejė pėrcaktimin e All-llahut?
A mos vallė, ai ka vėshtruar nė Lehvi Mahvudh dhe
ka lexuar se ēka shkruan nė tė, e nė kėtė mėnyrė
ka kuptuar se ēka i ėshtė pėrcaktuar, pėrderisa
njėkohėsisht ėshtė i thirrur qė tė mos bėjė
kurrnjė mėkat, vjedhje apo diē tjetėr?
Kėsi
pėrgjigje tė qartė All-llahu XH.SH. ua kthen
atyre qė arsyetohen me kader edhe nė disa vende nė
Kuran:
"E
kur tė punojnė vepra tė shėmtuara, thonė:
"Na i kemi gjetur prindėrit tanė nė to; por
edhe All-llahu na ka urdhėruar me kėtė".
Thuaj: "All-llahu nuk urdhėron tė punohen
vepra tė shėmtuara! Pėrse flisni pėr All-llahun
atė qė nuk e dini?" (El-Araf: 28)
Kjo
metodė kuranore gjatė pėrgjigjjes nė kėsi
lloj konfirmimesh, ka ardhur pėr ta pėrmirėsuar mėnyrė
e tė menduarit dhe tė analizimit njerėzor, dhe
tu shpjegohet njerėzve se All-llahu XH.SH. kėrkon
prej tyre qė ti zbatojnė urdhrat e All-llahu
XH.SH. dhe tė shmangen nga ndalesat e Tij, e jo ta
hulumtojnė gajbin e fshehur tė Tij, nė mėnyrė qė
ti adaptohen atij.
Profesor
Sejjid Kutbi, duke komentuar ajetin e pėrmendur,
thotė: "Pjesa e dytė e ajetit udhėzon nė pėrmirėsimin
e mėnyrės sė mendimit dhe tė shqyrtimit njerėzor.
All-llahu XH.SH. i ka obliguar ata me urdhra tė
caktuar dhe ua ka ndaluar disa gjėra tė caktuara,
dhe ata me siguri mund tė mėsojnė pėr kėtė. E,
pėr sa i pėrket vullnetit dhe pėrcaktimit tė
All-llahut XH.SH., kjo ėshtė gajb (fshehtėsi) dhe
ata nuk kanė kurrfarė mėnyre qė ta mėsojnė kėtė,
e atėherė si mund ta perceptojnė kėtė? E, nėse
nuk e njohin, atėherė si mund tė thirren nė tė?
Ekzistojnė urdhra dhe ndalesa tė All-llahut XH.SH.
tė cilat janė tėrėsisht tė njohura, atėherė pėrse
ata i braktisin kėto informata tė sigurta, e jepen
pas supozimeve dhe hamendjeve nė fushėn, tė cilėn
aspak nuk e njohin?!
Esenca
e kėtij problemi ėshtė kjo: All-llahu XH.SH. nuk
i ka obliguar njerėzit qė tė dinė pėr vullnetin
dhe kaderin (pėrcaktimin) e Tij, nė mėnyrė qė
tu adaptohen atyre. Por i ka obliguar qė ti
perceptojnė urdhėresat dhe ndalesat e Tij, nė mėnyrė
qė tė veprojnė sipas tyre. E, kur ata pėrpiqen qė
ta bėjnė kėtė, atėherė All-llahu XH.SH. i udhėzon
dhe ua zgjeron kraharorin qė ta pranojnė Islamin.
Dhe kjo u mjafton njerėzve pėr sa i pėrket kėsaj
teme, e cila nė kėtė mėnyrė, nė praktikė, bėhet
shumė e thjeshtė dhe e qartė, pa kurrfarė paqartėsish
tė cilat paraqiten gjatė diskutimeve tė
panevojshme lidhur me tė.
All-llahu
XH.SH. ėshtė nė gjendje tė krijojė njerėz qė,
sipas natyrės sė tyre, tė gjithė tė bėhen
besimtarė, apo ti detyrojė qė tė gjithė tė
besojnė, apo tė gjithėve tua fut imanin nė
zemėr, e qė tė gjithė ta pranojnė Udhėzimin e
Tij. Por, All-llahu XH.SH. ka dashur diē krejtėsisht
tjetėr. Ka dashur qė ti sprovojė njerėzit nė
atė mėnyrė qė i ka lėnė plotėsisht tė lirė
dhe ua ka mundėsuar ta pranojnė Udhėzimin apo
lajthitjen, e Ai do ta ndihmojė atė qė pėrcaktohet
pėr Udhėzim, ndėrsa atė qė pėrcaktohet pėr
lajthitje, do ta lė qė edhe mė shumė tė devijojė
dhe tė verbėrohet. Dhe, ėshtė bėrė ashtu siē
ka dashur All-llahu XH.SH..
Pra,
ēėshtja ėshtė tėrėsisht e qartė, dhe ėshtė
prezentuar nė mėnyrėn mė tė lehtė, tė cilėn
mendja e njeriut mund ta kuptojė lehtė. E, pėr sa
i pėrket diskutimit dhe polemizimit lidhur me kėtė
ēėshtje, kjo ėshtė tėrėsisht e huaj pėr etikėn
dhe stilin e Islamit. Polemika nė kėtė temė, nė
cilėndo filozofi dhe religjion, nuk ka rezultuar me
ndonjė zgjidhje tė kėnaqshme, ngase kjo ėshtė
polemikė qė merret me tematikė e cila assesi nuk
i nėnshtrohet polemizimit e as qė i pėrgjigjet
natyrės sė saj.
Kjo
fe ka ardhur nė mėnyrė qė tė krijojė njė
model tė caktuar nė shoqėri, tė cilėn e
kufizojnė urdhėresat dhe ndalesat e qarta.
Prandaj, tė drejtuarit kah vullneti i panjohur,
paraqet labirint nėpėr tė cilin bredh arsyeja e
njeriut pa kurrfarė orientimi dhe humbje kohe e
cila pėr ndryshe do tė duhej tė shpenzohej nė
punėt pozitive dhe kreative."228
Prandaj,
vėlla i dashur, dije se prej teje kėrkohet qė
ti kryesh urdhrat e All-llahut XH.SH. dhe tė
largohesh nga ndalesat e Tij, para se tė bėsh ēkado
qoftė tjetėr. E, pasi qė e ke bėrė ndonjė vepėr:
nėse ke bėrė diē tė mirė, me tė cilėn All-llahu
XH.SH. ėshtė i kėnaqur, je i obliguar qė ta falėnderosh
Atė pėr udhėzimin qė ta ka mundėsuar, e nėse
ke bėrė ndonjė mėkat, je i obliguar tė
pendohesh e ti kthehesh All-llahut XH.SH., pastaj
tė mbėshtetesh nė All-llahun XH.SH. duke
shpresuar qė do tė tė falė, i bindur nė drejtėsinė
dhe nė urtėsinė e Tij. Duhet ta urreshė mėkatimin
para se tė mėkatosh, nė mėnyrė qė tė tė
shmang nga mėkati, e nėse megjithatė bėnė ndonjė
mėkat, kjo duhet tė inkurajojė tė pendohesh dhe
ti kthehesh All-llahut XH.SH.. Dhe, dije se
urrejtja jote ndaj mėkateve, nuk do tė thotė edhe
urrejtja ndaj pėrcaktimit tė All-llahut XH.SH.,
por prej teje kėrkohet qė ta urresh atė qė e
urrenė All-llahu XH.SH., dhe ta duash atė qė e do
Ai. Tė jesh i kėnaqur me atė qė ėshtė i kėnaqur
Zoti yt dhe tė hidhėrohesh pėr atė qė hidhėrohet
Ai. Dhe dije se All-llahu XH.SH. nuk e do kufrin, e
as qė ua lejon kėtė robėrve tė Vet, dhe nuk e
do mėkatin, e as qė ua lejon kėtė robėrve tė
Vet. All-llahu XH.SH. thotė: "Nėse ju e
mohoni (Atė), me tė vėrtetė, All-llahu ėshtė i
pavarur prej jush, Por Ai nuk ėshtė i kėnaqur me
mohimin e robėrve tė Tij; e ėshtė i kėnaqur me
ju, nėse e falėnderoni." (Ez-Zumer: 7)
faqja
1 nga 2 |
|
![](faqjatjeter.gif) |